MAGAZINË /

Zbulim tronditës: Freddie Mercury kishte një vajzë të fshehtë

Sipas autorëve, ekzistenca e vajzës ishte e njohur vetëm për rrethin më të ngushtë të Mercury-t, përfshirë prindërit dhe motrën e tij, anëtarët e tjerë të grupit dhe dashurinë e jetës së tij, Mary Austin. Të gjithë ata e ruajtën këtë si sekretin e fundit të Freddie-t.

Shkruar nga Versus

 

Zbulim tronditës: Freddie Mercury kishte një vajzë të

Një biografi e re për ikonën e grupit Queen, Freddie Mercury, po trondit botën e muzikës dhe showbiz-it me pretendimin se këngëtari legjendar kishte një vajzë të fshehtë, ekzistenca e së cilës nuk ishte bërë publike deri më sot.

Libri i titulluar “Love, Freddie” tregon historinë e një fëmije që u konceptua aksidentalisht në vitin 1976, gjatë një lidhjeje të shkurtër që Mercury pati me bashkëshorten e një miku të ngushtë, vetëm një vit pas suksesit të madh të këngës “Bohemian Rhapsody”.

Sipas autorëve, ekzistenca e vajzës ishte e njohur vetëm për rrethin më të ngushtë të Mercury-t, përfshirë prindërit dhe motrën e tij, anëtarët e tjerë të grupit dhe dashurinë e jetës së tij, Mary Austin. Të gjithë ata e ruajtën këtë si sekretin e fundit të Freddie-t.

Vajza, e cila sot është 48 vjeçe, jeton në Evropë, ku punon si profesioniste mjekësore dhe është gjithashtu nënë – çka do të thotë se Freddie Mercury është bërë gjysh pas vdekjes. Ajo ka vendosur më në fund të tregojë historinë e saj, duke ia besuar atë biografes së njohur të muzikës rock, Lesley-Ann Jones.

Ky zbulim i ri pritet të hedhë dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës personale të legjendës së rock-ut, duke sjellë emocione të forta për fansat dhe familjarët e tij. /Versus.al

Poll