Këngëtarja, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, pasi ka shfaqur unazën e saj të fejesës dhe një pamje festive.
Ajo pozoi me një kostum të bardhë dhe kapelë të Babadimrit, duke tërhequr vëmendjen për diamantin e saj mahnitës, vlerësuar 30 mijë euro.
Dua, 29 vjeçe, ndau momentet e Krishtlindjeve me fansat, duke shkruar se “krishtlindja ishte e bukur” dhe se kishte gatuar një gjel deti të shijshëm, shkruan DailyMail.
Unaza e saj, e vendosur në një shirit ari 18 karat, u vlerësua nga ekspertët si një diamant klasik, me një çmim të mundshëm, 30 mijë euro.
Një burim tha për “The Sun” se Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, janë shumë të lumtur dhe se kanë festuar një Krishtlindje të paharrueshme. Çifti janë shumë të dashuruar dhe tani janë fejuar, duke shijuar një moment të veçantë pas një viti të suksesshëm për Duan në karrierën e saj.
Dua dhe Callum kishin ndezur thashethemet për romancë që në fillim të vitit, dhe tani janë në kulmin e lumturisë së tyre personale.








