
Bukuroshja shqiptare, Bebe Rexha ka performuar së fundmi në skenën e 'Sunny Hill Festival'.
Ishte hera e parë që artistja shkeli në Kosovë, por paraqitja e saj e zjarrtë do të mbahet mend gjatë. Çdo intepretim i saj ndezi dhe elektriozi publikun.
Por për të gjithë ata që janë kuriozë për pasurinë e yllit me origjinë shqiptare tashmë ka një përgjigje.
Sipas Celebrity Net Worth vlera e pasurisë së saj arrin rreth 8 milionë dollarë.
Bukuroshja bjonde, 34 vjeçare, filloi karrierën e saj solo në vitin 2013, kur nënshkroi kontratë me Warner Bros Records, pas suksesit që korri në shkrimin e këngëve.
Rexha shkroi këngën "Glowing" të Selena Gomez dhe "The Monster" të Eminem dhe Rihanna. Ylli gjithashtu shkroi dhe bashkëprodhoi këngë për emra të mëdhenj si Pitbull , David Guetta , Bella Thorne , Iggy Azalea dhe Nick Jonas .
Sa i përket karrierës së saj muzikore , Rexha publikoi këngën e saj të parë, "I Can't Stop Drinking About You", më 21 mars 2014.
Kënga arriti në vendin e 22-të në top lista, gjë që e bëri atë të bënte EP-në e saj debutuese, I Don’t Ëanna Groë Up , në 2015.
Në vitin 2017, ajo publikoi një dokumentar për ngritjen e saj në një yll botëror, Bebe Rexha: The Ride, i cili u shfaq premierë në MTV.
Në vitin 2018, Rexha debutoi albumin e saj të parë, Expectations dhe u nominua si Artistja e Re më e Mirë në Çmimet e 61-të të Grammy.
Rexha më pas bashkëpunoi me disa emra të famshëm të botës muzikore si "No Broken Hearts" me Nicki Minaj , "Back to You" me anëtarin e One Direction Louis Tomlinson dhe "The Ëay I Are (Dance Ëith Somebody)" me Lil Ëayne .
Një nga hitet më të mëdha të Rexhës, "Me, Myself & I", i cili përfshinte dhe G-Eazy , arriti kulmin në numrin 7/100 në Billboard Hot dhe #1 në tabelën e këngëve pop amerikane./ Versus.al







