Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka tërbuar mediat serbe i cili shfaqet duke festuar me flamurin shqiptar pas fitores së skuadrës së tij, Lille përballë Atleticos së Madridit.
Ishte media serbe Kurir e cila ka sulmuar 25 vjeçarin duke e fyer dhe Kosovën si një shtet të rrem.
'I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve.' shkruan media serbe Kurir.
Ishte vetë klubi i Lille që postoi festën e Zhegrovës me shokët e tij të ekipit, ku sulmuesi i Kosovës hapi flamurin shqiptar dhe së bashku me shokët e tij bënë me duar shqiponjën dykrenare.
????????????
— LOSC (@losclive) October 23, 2024
???????? ???????????????????????????????? ???????????????? ???????? ???????????????????????????????????? ???? pic.twitter.com/8SVybL0IF0







