MAGAZINË /

Zvicra synon historinë përballë Anglisë, "shpresat" tek Xhaka! "Tre luanët" dominues në shifra (Formacionet)

Shkruar nga Versus
Zvicra synon historinë përballë Anglisë,
Harry Kane dhe Granit Xhaka

Zvicra do të përballet sot në orën 18:00 me Anglinë në ndeshjen e tretë çerekfinale të Euro 2024. Përballja do të luhet në stadiumin e Dusseldorf ndërsa zvicerianët kanë treguar se kanë arritur me meritë deri në këtë fazë të kampionatit dhe pasi eleminuan Italinë tashmë kërkojnë biletën për në gjysmëfinale.

Anglia kërkon të fitojë për herë të parë trofeun e një kampionati europian, teksa herën e fundit ishte shumë afër por u mposht në finale nga Italia në 2020-ën.

Shifrat tregojnë një dominim të anglezëve, por Zvicra beson tek forca e Granit Xhakës në mesfushë.  Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar "Tre Luanët", kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim.

Formacionet zyrtare:

Angli: Pickford; Konsa, Stones, Ëalker; Saka, Rice, Mainoo, Trippier; Bellingham, Foden; Kane.

Zvicër: Sommer; Rodriguez, Akanji, Schar; Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye. Versus.al

Tags:

euro 2024

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: