Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt nga blutw e Londrws për një tarifë të pazbuluar që besohet të jetë afro 20 milionë paund.
Ylli i Kombëtares ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare në Turf Moor dhe bëhet lojtari i dytë këtë javë që bën transferimin nga Stamford Bridge pas Lesley Ugochukwu, i cili bëri gjithashtu kalimin në Lancashire.
“Është një kohë vërtet pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj”, tha Broja.
23-vjeçari luajti për herë të parë për Chelsean në vitin 2020 dhe bëri 38 paraqitje për Blues në të gjitha garat. Megjithatë, ai luftoi për të qenë pjesë e rregullt e ekipit të parë dhe ka kaluar kohë në huazim te Vitesse Arnhem, Southampton, Fulham dhe Everton në sezonet e fundit.
Broja bëhet blerja e nëntë e Burnleyt këtë verë dhe i bashkohet skuadrës së Clarets para ndeshjes miqësore në shtëpi kundër Lazios këtë fundjavë. Skuadra e Scott Parker fillon fushatën e tyre në Premier League të shtunën, më 16 gusht, kur udhëton për në Tottenham.







