BOTA /

Rrezikohet marrëveshja Izrael-Hamas, Netanyahu bën deklaratën e papritur: Duam listën e pengjeve, nuk tolerojmë!

Një zëdhënës i kryeministrit tha se Izraeli do duhej të merrte listën me emrat e 33 pengjeve që Hamasi do të lirojë në fazën e parë të marrëveshjes deri në orën 16:00 të shtunën.

Shkruar nga Versus

 

Rrezikohet marrëveshja Izrael-Hamas, Netanyahu bën deklaratën e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli nuk do të vazhdojë me armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve, që do të nisë mëngjesin e 19 Janarit, derisa të marrë një listë me emrat e pengjeve që Hamasi do të lirojë.

“Ne nuk do të mund të ecim përpara me marrëveshjen derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç ishte rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Hamasi është i vetmi përgjegjës”, tha Netanyahu në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij të shtunën.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se Izraeli do duhej të merrte listën me emrat e 33 pengjeve që Hamasi do të lirojë në fazën e parë të marrëveshjes deri në orën 16:00 të shtunën.

Hamasi nuk ka komentuar ende deklaratën e Netanyahut, duke vënë në rrezik gjithë kompromisin. /Versus.al/

Poll