BOTA /

Meksika pritet të ketë presidenten e parë femër! Një shkencëtare klime, drejt triumfit

Fitorja Sheinbaum pritet të ketë një ndikim të madh në kulturën e vendit.

Shkruar nga B.V
Meksika pritet të ketë presidenten e parë femër! Një
Claudia Sheinbaum

Meksikë- Claudia Sheinbaum pritet të shënojë një fitore dërrmuese për t'u bërë presidentja e parë femër e Meksikës, duke trashëguar projektin e mentorit të saj dhe udhëheqësit në largim Andres Manuel Lopez Obrador, popullariteti i të cilit në mesin e të varfërve ndihmoi në triumfin e saj.

Të paktën pesë sondazhe treguan se Sheinbaum, një shkencëtare klimatike dhe ish-kryetare e bashkisë së Mexico City, do të fitojë presidencën.

Rezultatet e përkohshme po rrjedhin dhe tregojnë se Sheinbaum kryeson me 59% të votave, kundrejt 29% për Galvez, me 5% të votave totale të numëruara. Galvez nuk ka pranuar të festojë dhe u ka thënë mbështetësve të saj të jenë të durueshëm për rezultatet zyrtare.

Fitorja e afërt për Sheinbanum është një hap i madh për Meksikën, një vend i njohur për “maskilizmin”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: