Detaje të reja janë zbardhur nga kontrollet e RENEA-s mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit e ndodhur 5 vite më parë. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 7 urdhër arreste, 2 prej të cilave janë ekzekutuar në burg pasi personat e dyshuar kanë qenë të arrestuar më herët.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër arreste për ‘’të fortin e Vlorës’’ Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla, të cilët disa vite më parë ishin në shënjestër të një atentati që dështoi pasi Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua.
Gentian Qarri i njohur si ''Gëçja'' u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 ku autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Goditja e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK erdhi pas hetimeve kryesisht mbi të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky Ecc. Ende operacioni është në vijim dhe nuk konfirmohet se sa masa janë ekzekutuar deri tani Versus.al


