BOTA /

Osmani shpërndau Kuvendin, Grenell: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit si kryeministër

Grenell e lidhi shpërndarjen e Kuvendit dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja me një shans për rikthimin e Hashim Thaçit dhe zgjedhjen e tij si kryeministër.

Shkruar nga Versus

Osmani shpërndau Kuvendin, Grenell: Zoti po na përgatit për

Richard Grenell, i Dërguari Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara për Misione të Veçanta, reagoi pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të reja të parakohshme në Kosovë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri.

Sipas Grenell, kjo është shenjë se Hashim Thaçi do të rikthehet shpejt në Kosovëe dhe do jetë sërish kryeministër, pavarësisht se po përballet me procesin gjyqësor në Hagë ku akuzohet për krime lufte.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar Richard Grenell në platformën "X". Ai ka shërbyer edhe si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi gjatë viteve 2019-2021.

Dje presidentja Vjosa Osmani e nxori një dekret përmes të cilit e shpërndau Kuvendin e Kosovës dhe më pas i takoi partitë opozitare, përfshirë ato kryesore si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për të biseduar për datën e zgjedhjeve të reja.

Partitë opozitare thanë pas takimit me Osmanin se janë të gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, që do të ishin të tretat brenda një periudhe rreth njëvejçare. Vetë presidentja nuk foli pas takimit dhe nuk është e qartë se kur do të shpallë zgjedhje të reja. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e shpërfilli takimin dhe tha më vonë për shtyp se dekreti i presidentes Vjosa Osmani është “jokushtetues” dhe se vendi nuk ka nevojë për një palë zgjedhjes të reja. Versus.al

Poll