
Ish-banori i Big Brother Albania 3, Meriton Mjekiqi ka qenë i ftuar në emisionin e moderuar nga Bora Zemani “Cherry on Top” ku ka folur për të ardhmen e tij në ekran por nuk ka lënë pa përmendur edhe parterin e moderators, Donald Veshajn.
Meritoni e ka ironizuar sjelljen e Donaldit përsa i takon përplasjes së tij me Romeo Veshajn në shtëpinë e Big Brother.
“E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?”– ka pyetur Mjekiqi.
Megjithatë, Bora Zemani, prezantuesja dhe partnerja e Donaldit, nuk ka ngurruar të reagojë ndaj kësaj pyetjeje duke u përgjigjur me ironi.
“Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV” – ka thënë Bora.
Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3 mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit. Versus.al








