MAGAZINË /

"808 euro për dy kokteile". Lokali në Mikonos të Greqisë bën klientët "të flasin me vete"

“Kemi porositur dy pije të cilat, më vonë i pamë, kushtojnë 51 euro secila. Sikur kjo të mos mjaftonte dhe të mos ishrte një ccmim i çmendur, u kthyem në Shtetet e Bashkuara dhe llogaria jonë u tarifua 876 dollarë (rreth 808 euro). PËR 2 PIJE!”, shkruajnë ata në platformën Tripadvisor.

Shkruar nga Versus

"808 euro për dy kokteile". Lokali në Mikonos të

Restoranti me vlerësimin më të keq në Mykonos. DK Oyster ka marrë shumë vlerësime negative për shkak të çmimeve të tepruara dhe të fshehura nga klientët.

 Një çift amerikan denoncoi mashtrimin ku u bënë viktima.

Është e zakonshme që turistët të ndalojnë në këtë lokal gjatë pushimeve të tyre në Mykonos. Por përvoja shpesh i bën të pendohen keqazi: Restoranti ka një vlerësim prej dy yjesh nga pesë në Tripadvisor. Mes shumë dëshmive të klientëve të tërbuar, një çift amerikan shpjegon se i është dashur të paguajnë më shumë se 800 euro për dy kokteje.

"808 euro për dy kokteile". Lokali në Mikonos të

“Kemi porositur dy pije të cilat, më vonë i pamë, kushtojnë 51 euro secila. Sikur kjo të mos mjaftonte dhe të mos ishrte një ccmim i çmendur, u kthyem në Shtetet e Bashkuara dhe llogaria jonë u tarifua 876 dollarë (rreth 808 euro). PËR 2 PIJE!”, shkruajnë ata në platformë.

Sipas lokalit, ky çmim justifikohet me faktin se ata u ulën në një shezlong për të shijuar koktejet e tyre. Një sallatë 110 euro, një limonadë 50 euro apo shishe me ujë më shumë se 100 euro... Dëshmitë e tjera nuk lënë vend për dyshim: kjo lloj surprize e pakëndshme është e zakonshme. Versus

 

 

 

 

Poll