EKONOMI & MJEDIS /

Në ndihmë të fermerëve, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane

Ky fond do të përdoret si koleteral për bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që të financojë me kredi fermerët.

Shkruar nga Versus

Në ndihmë të fermerëve, Ministria e Bujqësisë

Në programin buxhetor 2025-2027 Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar nga Ministria e Financave një fond prej 2 milionë eurosh garanci sovrane.

Ky fond do të përdoret si koleteral për bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që të financojë me kredi fermerët.

Kjo linjë garancie u paralajmërua që këtë vit por që u shty, ndërsa kërkesa e fundit e ministrisë është që ajo të bëhet funksionale prej vitit 2025.

Kjo garanci do tu jepte mundësi fermerëve të merrnin kredi me terma të butë, kushte të lehtësuara, norma të favorshme interesi si dhe do të kishin garanci shtetin.

Nëse ky fond garancie do të aprovohet do të ishte mbështetje e rëndësishme për fermerët në kushtet kur akoma nuk ka një vendim përfundimtar nga BE për zhbollikimin e fondeve të IPARD, që janë pezulluar prej 1 viti.

Pwr shkak se biznesi i tyre wshtw i pasiguruar dhe fitimi i tyre varet dhe kushtet atmsferike, bujqësia është sektori më pak i financuar nga sektori bankar.

Vitin e kaluar bankat kanë dhënë për bujqësinë vetëm 2.7 miliardë lekë kredi, për sektorin që bashkë me agropërpunimin ka zyrtarisht më shumë se 565 mijë të punësuar, e që kontribuon deri në 18% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.

Ndërsa për këtë vit vlera e kredisë së dhënë deri në fund të korrikut ishte 1.8 miliardë lekë me rritje prej afro 708 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: