
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ngritur alarmin për produktin “Moringa organic”, i cili është pjesë e kategorisë së suplementeve ushqimore dhe ushqimeve dietike, pasi është konstatuar prania e bakterit “Salmonella spp”, i konsideruar i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Njoftimi është bërë pas sinjalizimit nga sistemi europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), që ka evidentuar rrezikun në produktin me origjinë nga Gjermania.
Sipas të dhënave zyrtare, produkti mban lotin “C 12105” dhe datë skadence 28.06.2028. Në Shqipëri janë importuar gjithsej 12 njësi nga 125 gram secila, përmes kompanisë “Espana Pharm” sh.p.k, ndërsa eksportues rezulton DRASANVI, SL.
Nga kontrollet në terren është konstatuar se 6 njësi ndodheshin ende në subjekt dhe janë bllokuar për asgjësim, ndërsa pjesa tjetër e produktit është shitur te konsumatorët.
AKU u bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikave të shitjes, ndërsa operatori ka afishuar njoftimin për konsumatorët në pikat e tregtimit.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimit ALERT të kategorisë, për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed) me temë “Salmonella spp në suplemente ushqimore me origjinë nga Gjermania”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.
Të dhënat e produktit:
Lloji i produktit: suplemente ushqimore
Kategoria e produktit: ushqime dietike dhe suplemente
Emri i produktit në etiketë: Moringa organic
Lot: C 12105
Datë skadence: 28.06.2028
Sasia e importuar: 12 njësi x125 g
Operatori eksportues në Shqipëri: DRASANVI, SL/
Operatori importues në Shqipëri: Espana Pharm Sh.p.k
Nga verifimet e kryera në terren ka rezultuar se sasia e importuar është 12 njësi x125 g, nga të cilat në momentin e kontrollit janë gjetur gjendje në subjekt 6 njësi x125 g, të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin e tij, ndërsa sasia tjetër rezultoi e shitur te konsumatori final.
Nga ana e operatorit të biznesit ushqimor është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorët në pikat e tregtimit të këtij produkti. AKU bën thirrje që nëse konsumatorët e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë./Versus.al

