Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, lidhur me ligjshmërinë e emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.
Sipas pretendimeve të Veliajt, Ols Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duke mos plotësuar kështu kushtet ligjore për t’u kualifikuar dhe emëruar në detyrën e prokurorit.
Në seancë është diskutuar gjithashtu edhe roli i institucioneve të tjera në këtë proces, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të cilin është ngritur pretendimi se ka ndikuar në mosshqyrtimin në themel të çështjes.
Sipas avokatit Plarent Ndreca, nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se edhe Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime të plota mbi përmbushjen e kushteve ligjore.
Çështja vijon të jetë në shqyrtim nga Gjykata Administrative.Versus.al

