AKTUALITET /

Shkaku i sherrit që përfundoi me vr*sjen e biznesmenit në Sarandë, del FOTO e 50 vjeçarit në kërkim

Ndërkohë në polici është dorëzuar Konstandin Vogli, njëri prej personave të përfshirë në konflikt.

Shkruar nga Versus
Shkaku i sherrit që përfundoi me vr*sjen e biznesmenit në
Viktor Ruçi

Si pasojë e një konflikti të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Sarandë, mbeti i vrarë 66 vjeçari Rexhep Ismaili, një pronar karburanti. Shkak për krimin e rëndë u bë konflikti i mëparshëm i Viktor Ruçi me të rinjtë e përfshirë në përplasje.

Mësohet se Ruçi kishte patur një konflikt pronash me Konstandin Voglin. Ky i fundit kishte kontaktuar edhe disa të rinj të tjerë pasi kishte parë Ruçin në lokalin e Ismailit.

Ismaili i doli në mbrojtje Ruçit duke u thënë të rinjve se nuk mund ta preknin pasi ndodhej në shtëpinë e tij. Fillimisht pati përplasje fizike me sende të forta dhe më pas situata degradoi në shkëmbim zjarri. Sipas hetimeve, Vogli mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa më pas një prej të rinjve që ndodhej me të qëlloi me armë duke vrarë Ismailin.

Pas ngjarjes, Kostandin Vogli u vetëdorëzua në polici dhe u transportua në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ndërsa në kërkim për ngjarjen është 50 vjeçari Viktor Ruçi i cili njihet si person me precedentë penalë në zonën e Tepelenës. Versus.al

Poll