MAGAZINË /

Dueli më i madh i jetës së Muhamed Ali

Shkruar nga Versus

Dueli më i madh i jetës së Muhamed Ali

Në janar të vitit 1981, në Los Anxhelos boksieri legjendar, Muhamed Ali ishte në shtëpinë e tij duke parë televizorin, kur papritur në transmetimi u ndërpre për një lajm të fundit.

Një i ri qëndronte në buzë të një ndërtese nëntë katëshe, gati për t’u hedhur.

Shumë forca policie ishin mbledhur në vendngjarje, negociatorët po përpiqeshin ta bindnin por ishte e vështirë, turma njerëzish po mblidheshin poshtë në trotuar.

Në atë çast një veturë “Rolls Royce” u ndal përpara ndërtesës. Prej saj doli Muhamed Ali, tre herë kampioni botëror i boksit, ai që përballej me Listonin dhe Foremanin, por këtë herë “kundërshtari” i tij nuk ishte në ring por ishte vetëm dëshpërimi. Ali u afrua të riut ndërsa personat e tjerë qëndruan larg. Aty nuk kishte kamera, gazetarë, drita as famë, vetëm një njeri që nuk mund të kthejë shpinën ndaj dhimbjes së një tjetri. Muhamed Ali bisedojë me të për njëzetë minuta jo si legjendë , as si  famshëm, por si një njeri që e di çfarë do të thotë kur bota të bëhet e ngushtë.

Boksieri i tha me qetësi:

“Ti je vëllai im, e njoh këtë ndjenjë, por jeta jote ka vlerë, dhe unë jam këtu për të të ndihmuar.”

Emri i të riut ishte “Joe”, dhe në zërin e Aliut ai gjeti diçka që e kishte humbur prej kohësh:

kujdesin e sinqertë dhe besimin se jeta e tij ka kuptim.

Joe u tërhoq një hap prapa, larg buzës së rrezikut.

Por Ali nuk u mjaftua me kaq, nuk kërkoi kamera as duartrokitje. Qëndroi me të, e shoqëroi me makinën e tij deri në spital, me një heshtje fisnike që synonte vetëm shpëtimin e një shpirti.

Ne e kujtojmë Muhamed Aliun për shpejtësinë, poezinë, guximin dhe fitoret e tij,

por ndoshta ai moment kur shpëtoi një njeri, ishte dueli më i madh i jetës së tij.

Ai ka thënë njëherë:

“Shërbimi ndaj të tjerëve është qiraja që paguan për dhomën tënde në këtë tokë.”

Dhe atë natë të janarit 1981, Muhamed Aliu e pagoi qiranë e tij të plotë, jo me grushte, por me zemër.

E filloi karrierën e tij në moshën 21 vjeçare dhe u shpall për herë kampion bote pas dhjetë vitesh, këtë titull arriti ta merrte tre herë. Boksieri legjendar, Muhamed Ali lindi në janar të vitit 1942 dhe vdiq në 3 qershor 2016.

Poll