
30 vjeçe dhe ende e virgjër.” Me këtë fjali të thjeshtë, këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ndezi një debat të madh në rrjetet sociale. Videoja e publikuar nga Enisa për ditëlindjen e saj të 30-të, u bë qendër e debatit në TikTok. Në video, këngëtarja përmend disa veçori të jetës së saj në përvjetorin e 30-të.
''Sapo mbusha 30 vjeçe që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për 3 dekada, por gjithashtu kam punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë, qetësi mendore dhe këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë''- shprehet ajo.

Pikërisht kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente në komente. Disa e përgëzuan për sinqeritetin dhe e panë si një shembull force personale. Të tjerë e panë si diçka të çuditshme për një person në moshën 30 vjeç. Debati u kthye në një dilemë të madhe: a është virgjëria në moshë të rritur një zgjedhje për t’u respektuar apo një problem për t’u shqetësuar? Versus.al

