Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama inspektoi sot aksin e shembur në Librazhd-Prrenjas që shkaktoi si pasojë izolimin e juglindjes për rreth 2 javë. *Duke u përqendruar menjëherë tek hedhja poshte e akzuave për punime të dobëta apo gërryerjen e lumit Shkumbin për të marrë inerte, Rama tha se kishte patur vetëm rrëshqitje dherash. Ndërsa përsëriti disa herë se për këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe deputeti Taulant Balla vite më parë. *Duke u shprehur ashpër ndaj akuzuave të bëra ndaj qeverisë për situatën e infrastrukturës në vend, Rama tha se të gjitha janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët. Sipas tij edhe protestat bëhen për të larguar turistët.
‘’Shqiptarët janë më të egrit armiq të shqiptarëve’’, Rama për rrugën që izoloi juglindjen: Ranë daullet e rrenave

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se kishte zgjedhur të vizitonte vendin ku kishte ndodhur shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas në këtë moment duke pretenduar se nuk ia vlente të thoshte të vërtetën e tij në momentin kur nisën akuzat ndaj qeverisë.
Ai tha se edhe drejtori i ARRSH e kishte ndjerë presionin dhe e kishte kontaktuar vazhdimisht me mesazhe.
‘’Erdha sepse kam mësuar se asnjëherë nuk ia vlen të tregosh sesi është e vërteta kur bien të gjitha daullet e rrenave të shpifjeve e poshtërsive, është e kotë duhet durim, duhet vazhduar puna me përkushtim siç kemi bërë këtu. E di drejtori se ishte shumë i ngarkuar nga sulmet, më çonte mesazhe dhe unë thoja është i ri akoma dhe ende nuk e di se në kohën kur bien daullet e rrenave duhet bërë vetëm puna, fokusi tek puna.
Përtej gjërave që nuk shkojnë apo duhet të shkojnë më mirë, tërësia e gjërave flet vetë. Nuk kemi për ta lejuar të na ndodhë ajo që u ka ndodhur shqiptarëve shumë herë në histori që pikërisht kur i janë afruar momentit për të marrë kthesën e madhe, janë ngatërruar me këmbët e tyre dhe janë ngatërruar për shkak të shqiptarëve jo të huajve. Më të egrit armiqë të shqiptarëve janë shqiptarët, kjo është e vërteta’’- tha Rama. Versus.al
‘’Jashtëderdhje njerëzore’’, Rama për protestat: Bëhen për të larguar turistët, sikur jemi të zhytur në korrupsion

Kryeministri Edi Rama foli edhe për protestat e zhvilluara nga PD kundër tij duke i kërkuar dorëheqjen pas skandaleve të njëpasnjëshme. Ai tha se asgjë nuk duket siç është dhe se protestat bëhen për të larguar turistët dhe për të krijuar idenë se Shqipëria është vend i zhytur në korrupsion.
‘’Siç është e vërteta që gjithë çfarë bëhet në ato pocaqi protesta janë si jashtëderdhe njerëzore në bulevard bëhet vetëm përfotografitë që prodhohen nga zjarret dhe dhuna për t’u çuar nëpër botë për të thënë kjo është Shqipëeria mos shkoni në Shqipëri, mos bëni turizëm në Shqipëri se Shqipëria është e zhytur në korrupsion e bla bla bla. Si qenka Shqipëria e zhytur në korrupsion kur korrupsioni në Shqipëri luftohet më shumnë se çdo herë tjetër. Edhe rastet që trajtohen janë 80% që i përkasin mandatit të parë dhe të dytë. Shumë më ndryshe është e vërteta nga sa tregohet. Patjetër që kemi dhe ne probleme me korrupsionin por nuk po e lufton askush në rajon si ne’’- u shpreh Rama. Versus.al
Shembja e rrugës që izoloi juglindjen, Rama: Nuk e shembi korrupsioni, Taulanti më kishte thënë se ka rrëshqitje

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot aksin provizor të ndërtuar në rrugën Librazhd-Prrenjas pas shembjes që shkaktoi bllokimin e juglindjes për rreth 2 javë. Rama tha se ishte e nevojshme që të vinte vetë për ta parë shembjen, ndërsa pretendoi se ndaj qeverisë ishte hedhur baltë me akuza të pavërteta.
''Qëllimi i kësaj vizite ishte e para të shikonim nga afër për t’ja treguar edhe publikut atë plagën e hapur prej 150 metrash që ka shkaktuar gjithë këtë shqetësim, por që ka shkaktuar edhe një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës mediatike që ka tundur të 700 tenxheret me gjithëfarë lloj shpifjesh e fantazish se medemek u shemb rruga nga korrupsioni, ndërkohë që është shumë e qartë se segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja siç do ta shpjegojë drejtori institutit lidhet me një fenomen natyror’’- u shpreh Rama.
Më tej tha se zona historikisht kishte patur rrëshqitje dherash dhe këtë gjë ia kishte thënë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
‘’Ju në këtë zonë keni edhe një përfaqësues tuaj legjendar, Taulant Balla i cili ma pati thënë që në krye të herës që zona historikisht ka patur probleme të rrëshqitjeve për shkak të gjeologjisë së vetë. Por jetojmë në një kohë kur ajo fjala e popullit që gënjeshtra ka bërë xhiron e botës më shpejt sesa e vërteta ngre pantallonat, është e përditshme, e përnatshme, e përminutshe. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe sesa kur e tha populli. E vërteta është në një vështirësi shumë të madhe për shkak të vorbullave e uraganëve të gënjeshtrave që vijnë në të katër anët. Gjithsesi e vërteta në fund del dhe fiton’’- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

