MAGAZINË /

Kroaci-Shqipëri një nga 10 ndeshjet më të mira të Euro 2024, thotë UEFA

Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle , përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.

Shkruar nga Versus

Kroaci-Shqipëri një nga 10 ndeshjet më të mira të Euro

UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet me interesante sipas saj në Euro 2024.

Ndër këto ndeshje është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2:2.

Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.

Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në '11 dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e '74.  Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e pestë të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë: Gjermani-Skoci (5:1), Turqi- Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë-Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA k hapur dhe një sondazh ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Poll