AKTUALITET /

EMRI/ Ngjarja tronditëse në Fier, me lot në sy flet e ëma e të miturës: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç!

E ëma e vogëlushes, Juela Meta (30 vjeç) ka folur në media në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 36 vjeçari është vënë në pranga.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Ngjarja tronditëse në Fier, me lot në sy flet e ëma e
E ëma e të miturës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sheqishtë të Patosit, ku një 36 vjeçar i identifikuar si Zamir Meta dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 12 vjeçare.

E ëma e vogëlushes, Juela Meta (30 vjeç) ka folur në media në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 36 vjeçari është vënë në pranga.

Sipas saj, vajza është larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka shkuar te fqinjët për të kërkuar ndihmë.

Meta tregon se më vonë ka mësuar se vajza dyshohet të ketë qenë viktimë e abuzimit sistematik që nga mosha pesëvjeçare, por nuk kishte treguar kurrë për përjetimet e saj, ndërsa vetë nëna nuk ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte brenda familjes.

Ajo i ka bërë apel autoriteteve që të japin dënimin maksimal për bashkëshortin e saj dhe ka kërkuar mbështetje nga shteti, duke theksuar se është nënë e shtatë fëmijëve dhe ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike.

“13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte  agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5 vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.

Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.

Burri herë blinte ushqime herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më përdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer.”- është rrëfyer e ëma e të miturës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët./Versus.al

 

Poll