AKTUALITET /

“Të dorëhiqet Ogerta Manastirliu”/ Ditën e hënë ora 17:00 protestë tjetër te Ministria e Arsimit, qytetarët: I detyrohemi Martinit

Shkruar nga Versus

“Të dorëhiqet Ogerta Manastirliu”/ Ditën e

Prindër të shumtë janë mbledhur paraditen e sotme te shkolla “Fan Noli”, 6 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Ata kanë lexuar disa kërkesa drejtuar qeverisë, mes tyre dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 17:00.

“I detyrohemi Martinit, i detyrohemi fëmijëve tanë”, tha Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare.

“Të dorëhiqet Ogerta Manastirliu”/ Ditën e

“Kjo dorëheqje do krijonte precedent dhe modelin e të mbajturit përgjegjësi. Kjo gjë nuk do të mjaftonte po do hapte një shteg drejt zgjidhjes së kësaj drame.

Kësaj shkolle i kishim besuar edukimin e më të shtrenjtëve të saj ndërsa ata nuk arritën ti mbrojnë as jetën. Kjo ministre nuk ofron veç zgërdhirje dhe arrogancë, kur artikuluam kërkesat tona për shkollë më të mirë për të krijuar një shoqëri më të mirë nesër.

Ne do jemi të hënën para ministrisë së Arsimit për të thënë se nuk e tolerojmë këtë model dhe nuk do të presim që një ngjarje tjetër të ndodhë. Nuk është rrufe në qiell të hapur por sinjal për secilin pre nesh që të reagojë sa nuk është vonë.

Kërkesat nuk janë tekat tona, por domosdoshmëri që të krijojmë një shkollë të denjë për fëmijët tanë dhe një shkollim dinjitoz për të gjithë brezat që do të vijnë. Ne si prindër zotohemi se nuk largohemi nga sheshi derisa kërkesat të plotësohen, nëse ministria dhe qeveria vijon me neglizhojmë konsiderojmë edhe bojkotin e mësimit si formë të reagimit tonë", tha në një deklaratë për mediat, Migen Qiraxhi nga shkolla ‘Fan Noli’.

 

Poll