OPINION /

Që shqiponja dykrenore të bëhet dykrenare!

Shkruar nga Versus
Që shqiponja dykrenore të bëhet dykrenare!
Albin Kurti dhe Edi Rama

28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.

28 Nëntori! Dita e shpalljes së mëvetësisë, e pagëzuar edhe si Dita e Flamurit, mbetet njëherësh ditë lumturie dhe vajtimi. Lumturi për një arritje historike, siç është pavarësimi. Vajtim për pamundësinë e shtrirjes së pavarësimit në të gjithë territorin e vilajetit shqiptar, pamundësi që zgjat deri në ditët e sotme.

Në fakt, 28 Nëntori duhet të jetë dita kur qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe politikanët shqiptarë në të gjitha shtetet që kanë copa të vilajetit shqiptar, e kanë të nevojshme të reflektojnë për të ndërtuar ndërmjet tyre atë lloj komunikimi, marrëdhënieje e objektivi që patën politikanët e 28 Nëntorit 1912, për të mundësuar në rrethana dhe me forma e teknologji të reja mëvetësimin gjithëshqiptar.

Më së pari, kjo duhet të nisë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, si dy shtete shqiptare të pavarësuara. Përfitimet e një strategjie të tillë janë më se të qarta për shqiptarët në Ballkan.

Me llogaritje të thjeshta, të dy shtetet shqiptare të përbashkuara, kanë një popullsi prej rreth 4 milionë banorësh (sipas Censit 2023); PBB prej 33 miliardë eurosh (viti 2023); me PBB mesatare për frymë prej 7.4 mijë USD; volum tregtar 19.3 miliardë euro dhe Investime të Huaja Direkte rreth 2.4 miliardë euro, remitanca rreth 2.3 miliardë euro.

Volumi i shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve është 945 milionë euro, investimet reciproke rreth 130 milionë euro dhe numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri është 4.4 milionë (nuk ka të dhëna për vizitorët nga Shqipëria në Kosovë, por mbetet shumë i ulët).

Nga ana tjetër, të dy shtetet renditen ndër më të varfrit në rajon, me shkallë të konsiderueshme papunësie, sidomos ndër të rinjtë, paga mesatare e pensione të ulëta, dhe për rrjedhojë me shkallë të lartë të emigrimit të popullsisë në moshë pune dhe shtresës së arsimuar.

Të dy shtetet në shkallë apo strukturë të ndryshme përballen me problematika të korrupsionit, shtet-ndërtimit dhe qeverisjes së mirë.

Pavarësisht faktorëve të shumtë që kanë ndikuar në situatën aktuale në të cilat ndodhen shtetet shqiptare, të dy shtetet ende nuk po e kapërcejnë dot mentalitetin e dasisë feudale dhe të kuptojnë se intensifikimi i përbashkimit ekonomik, kulturor dhe arsimor jep një bashkësi vlerash dhe force që është më e madhe se shumatorja e elementeve përbërëse. Përbashkimi i të dy elementeve çon në kombinim integrues e përforcim të “aliazhit” shqiptar, që sjell rritjen e qëndrueshmërisë e forcës së përballjes së shqiptarëve në rajon e më tej. Askush nuk pengon që të dy qeveritë shqiptare:

Në këtë mënyrë, dy shtetet shqiptare do të mund të plotësojnë më së miri njëri-tjetrin, duke e përforcuar njëri-tjetrin e duke shërbyer si themel i qëndrueshëm për të mbështetur shqiptarët në sfidat e tyre në të gjithë vilajetin shqiptar.

Në këtë mënyrë, do të mund të arrijmë që shqiponja dykrenore të shndërrohet edhe në shqiponjë dykrenare!/ Monitor.al

Poll