MAGAZINË /

"Termet" te Partizani, largohet trajnieri Orges Shehi

Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve negative të skuadrës në muajt e fundit ku nuk arritën te fitorja e titullit si dhe dështimi në kualifikueset europiane.

Shkruar nga Versus

"Termet" te Partizani, largohet trajnieri Orges Shehi

Divorc i madh në klubin Partizani. Të kuqtë shkarkuan nga detyra trajnerin Orges Shehi.. Pas një takimi me presidentin Demi, u vendos për ndërperjen e bashkëpunimit mes palëve. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve negative të skuadrës në muajt e fundit ku nuk arritën te fitorja e titullit si dhe dështimi në kualifikueset europiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i ‘Demave’ në një postim në rrjetet sociale

‘Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.’- njofton klubi i Partizanit.

 

Poll