MAGAZINË /

Përballja që vulos fatin e kombëtares, Rama: Spanja, skuadra më e frikshme! Sido të jetë rezultati, dalim me kokën lart

Kreu i qeverisë ka shkruar se kombëtarja shqiptare do ketë në krah tifozët si lojtarin e 12-të përballë Spanjës.

Shkruar nga Versus
Përballja që vulos fatin e kombëtares, Rama: Spanja, skuadra
Kryeministri Edi Rama me lojtarët e kombëtares shqiptare

Kryeministri Edi Rama e ka përqendruar vëmendjen e tij tek ndeshja e sotme që luhet mes Shqipërisë dhe Spanjës ku vuloset rrugëtimi i kombëtares shqiptare në “Euro 2024”.

Duke e konsideruar si lojën më të fortë të “grupit të ferrit”, në një shkrim të gjatë në rrjetin social “facebook" të shoqëruar me një fotomontazh ku një shqiponjë qëndron sipër kokës së tij, kryeministri shkruan se kuqezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur dhe se me çfarëdo rezultati, kombëtarja do të dalë me kokën lart nga një eksperiencë e çmuar.

Postimi i plotë i Ramës:

Askush nuk do ta besonte me mendje - me zemër tjetër punë - që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”.

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen.

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë.

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024-ës. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: