POLITIKË /

"Sakrifica sublime që mund egoizmin", politika uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Shkruar nga B.V

"Sakrifica sublime që mund egoizmin", politika uron

Politikanët shqiptarë kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Shëndet dhe paqe” janë urimet kryesore të krerëve të politikës së vendit. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, presidenti Bajram Begaj e cilëson Kurban Bajramin si “akt vullneti” me anë të të cilit kuptojmë madhështinë e Zotit.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.  Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”- shkruan Begaj.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehet se Kurban Bajrami frymëzon që sakrificën për njëri-tjetrin ta bëjmë pjesë të jetës.

“Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me  ta harenë e kësaj dite të bukur.

Kjo Ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njeri-tjetrin, sakrificën në emër të Besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne.

Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!”- shprehet ajo.

Ndërsa urime pati edhe nga kryeministri Edi Rama, kryedemokrati, Sali Berisha, kryetari i PL Ilir Meta dhe deputetë demokratë. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: