POLITIKË /

“12 fluturime me charter”, Ahmetaj: Biznesmeni që mori leje ndërtimi i pagoi Ramës dhe gruas së tij 10 mijë euro për seancë detoksifikimi

Shkruar nga Versus
“12 fluturime me charter”, Ahmetaj: Biznesmeni që mori leje
Arben Ahmetaj

Në intervistën e tretë të dhënë nga arratia, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit si “kreu i një organizate”.

Teksa foli në “Syri Tv” lidhur me aferat që sipas tij janë kryer nga Rama dhe ministrat e qeverisë, Ahmetaj dha detaje edhe për fluturimet me charter të kryeministrit, duke thënë se ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij kanë pasur një fluturim në Bolzano në një qendër detoksifikimi, ku seancat që kushtonin deri në 10 mijë euro janë paguar nga një biznesmen që ka marrë leje ndërtimi.

Pjesë nga intervista me gazetarin Çim Peka:

Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

Peka: Çfarë viti?

Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi.

Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi.

Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë.

Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: