Një prej komentuesve në rrjetet sociale i theksoi Ramës faktin se në 12 vite nuk ka ndërtuar një hekurudhë në vend.
Ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se gjërat bëhen me radhë dhe se kur PS erdhi në pushtet, shteti ishte i mbushur me borxhe.
“Nuk bëjmë trena, ne bëjmë hekurudha. Hekurudha në Durrës është drejt përfundimit,. Janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt sepse gjërat me radhë. Ore zotëri ne nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, e kishim buxhetin gropë. Kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjela sepse nuk i kishte paguar qeveria për kontrata, qindra miliona euro borxhe. Ne hekurudhat i kemi nisur dhe do i bëjmë sepse kemi marrë financime nga BE. Por duhet të futemi në BE që të kemi buxhet ekstra”- u shpreh Rama. Versus.al








