Kryeministri Edi Rama e nisi komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke dhënë lajmin se kanë përfunduar procedurat për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.
Ndërsa paralajmëroi të gjithë ata persona që hyjnë me anë të një VPN-je falas, se në këtë mënyrë rrezikojnë shumë pasi hakerat do të mund të kishin akses në të dhënat e tyre.
“Së pari një lajmërim. Procedura për mbylljen e TikTok-ut kapërfunduar për telefonat smart. Nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se mënyra për t’ju shmangur duke përdorur VPN falas, është shumë e rrezikshme pasi përmes kësaj VPN-je, hakerat bëjnë naming në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kini parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë”- deklaroi Rama. Versus.al








