Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit “direkt” me qytetarët në rrjetet sociale, tha se duke nisur nga janari i 2026-ës, do të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për të vendosur pagë minimale 500 euro.
Komentin e bëri teksa i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili ankohej për faktin se pagat në Shqipëri kanë mbetur më të ulëtat në rajon, ashtu siç ishin para se PS të vinte në pushtet.
“Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama. Versus.al








