POLITIKË /

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Mbreti Charles III letër presidentes Osmanit: "Pres që…"

Letra është dërguar edhe në emër të Mbretëreshës Camila, e cila i dërgon “urimet më të mira” presidentes Osmani dhe gjithë qytetarëve të Kosovës

Shkruar nga Versus

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Mbreti Charles III

Mbreti Charles III ka uruar përmes një letre presidenten Vjosa Osmani për 17-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Letra u publikua nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në teksti e saj theksohet lidhjet e forta mes dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta, dhe shpresoj ta forcojmë edhe më tej miqësinë tonë.

Shpresoj dhe kam një ambicie të fortë që kombet tona të bashkëpunojnë për të pasur një ndikim pozitiv mbi ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat ndikojnë globalisht te të gjithë ne”, thuhet në letër.

Letra është dërguar edhe në emër të Mbretëreshës Camila, e cila i dërgon “urimet më të mira” presidentes Osmani dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: