POLITIKË /

“20 mandate në Tiranë”, Klotilda Bushka shpalos ambiciet dhe flet për garën brenda radhëve të PS: Ka një tension për shkak të konkurrencës

Ajo vuri në dukje se brenda vetë radhëve të PS-së ka një garë të brendshme mes kandidatëve, të cilën e konsideron pozitive për dinamizmin e fushatës.

Shkruar nga Versus

“20 mandate në Tiranë”, Klotilda Bushka shpalos ambiciet

Deputetja e Partisë Socialiste dhe kandidate në listën e hapur për Tiranën, Klotilda Bushka, ka ndarë pritshmëritë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve të 11 majit, gjatë një interviste për televizionin News24.

Bushka theksoi se, pavarësisht klimës së tensionuar të fushatës, Partia Socialiste mbetet e unifikuar dhe e përqendruar në objektivat e saj, duke e konsideruar opozitën si kundërshtarin kryesor në garën elektorale. “Kam besim te një mbështetje e fortë nga qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe kontributin e votës së diasporës. Objektivi ynë është të arrijmë 20 mandate në këtë qark,” deklaroi ajo.

Ajo vuri në dukje se brenda vetë radhëve të PS-së ka një garë të brendshme mes kandidatëve, të cilën e konsideron pozitive për dinamizmin e fushatës. “Ka një tension të natyrshëm për shkak të konkurrencës, por të gjithë jemi të përkushtuar që të japim më të mirën për trëndafilin – për Partinë Socialiste,” u shpreh Bushka. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: