POLITIKË /

35-vjetori i PS Tiranë, Rama vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” të socialistëve

Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Agjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino

Shkruar nga Versus

35-vjetori i PS Tiranë, Rama vlerëson me medalje ari

Në ceremoninë e mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 35-vjetorit të PS në Tiranë, u shpërndanë medalje ari për emra të njohur të PS, sic quhet ndryshe “Garda e vjetër”.

Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Agjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino.

Rexhep Meidani u vlerësua me medalje të artë, i cili në detyrën e presidentit spikati dhe solli në politikë maturinë e akademikut, seriozitetin e shtetarit dhe besimin tek institucionet. Sot e nderojmë kontributin e tij të shquar në zhvillimin e demokracisë.

Poll