POLITIKË /

“Mos u çudisni kur të dëgjoni se ha fëmijë”/ Rama në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë: Nuk do t’ju tradhëtoj kurrë!

Rama tha se angazhimi i tij është i plotë ndaj qytetarëve dhe se nuk synon përfitime personale, duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian

Shkruar nga Versus

“Mos u çudisni kur të dëgjoni se ha

Në mbyllje të fjalës së tij, në ceremoninë  e 35-vjetorit të PS Tiranë, kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga mesazhet e opozitës ndaj Partisë Socialiste, duke deklaruar se vendi, pavarësisht problematikave, është në një fazë të avancuar drejt integrimit europian.

“Nuk i kërkohet njeriut të japë jetën, nuk i kërkohet të zhytet në ilegalitet. I kërkohet vetëm të jetë qytetar i mirë patriot dhe të kuptojë se sot të rreshtohesh me PS do të thotë të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar vendin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tha se angazhimi i tij është i plotë ndaj qytetarëve dhe se nuk synon përfitime personale, duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Më keni vënë në krye që të zgjohem para të gjithëve e të fle pas të gjithëve e kur jam zgjuar të mos ju tradhtoj kurrë e kur fle të mos shoh kurrë ëndrra se si të përfitoj në kurrizin e secilit prej jush, mbase nuk e keni dëgjuar akoma se unë ha fëmijë. Rrofshi dhe ishte dyfishi i fjalës, rrofshin fashistët, rrofshin socialistët, rroftë Shqipëria në BE”, vijoi ai. Versus.al

Poll