POLITIKË /

"Na duhet Evropa plakë", Rama për Zvërnecin: Projekt në përputhje me BE, investitorët nuk do hedhin beton

Shkruar nga Versus

"Na duhet Evropa plakë", Rama për Zvërnecin: Projekt

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se projekti që pritet të zbatohet në Zvërnec, do të respektojë të gjitha standartet e Bashkimit Europian. Sipas tij, për të qenë pjesë e BE, Shqipëria duhet të respektojë të gjitha rregullat e familjes së madhe edhe për mjedisin. 

"Si mundet ne të bëjmë një projekt i cili është një projekt me një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së? Kjo ka një mundësi: që ne ta mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit, ne do të shkojmë me Kinën dhe nuk do të merremi me këto “cic-mice”. Nuk e kemi këtë alternativë, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që e mendojnë. Ajo Evropa plakë është e vetmja që na duhet ne. Për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, duhet të sillemi korrekt sipas standardeve, jo për ata, por për ne.

Presidenti ka qenë kryeministri më i suksesshëm i Portugalisë për lirinë individuale dhe biznesin. Është një njeri që mund t’ju tregojë shembuj sesi gjithë ato tensione apo dhimbje që krijoi procesi i futjes në BE për të reformuar vetveten, u kthyen në mirësi dhe sukses për atë popull. Ne këtu bëjmë edhe Ramazan, ne kemi gjithandej atë thirrjen: pas dhimbjes vjen lehtësimi. Pa dhimbje nuk ka. Projekti jo vetëm që do të jetë në standardet e BE-së, por ambicia ime, që e ndaj me bashkëinvestitorët që sot janë edhe bashkëpronarë, është që të bëjmë një projekt që të jetë model. Kompanitë nuk janë mbledhur këtu për të hedhur beton e për të shkatërruar biodiversitetin. E vetmja gjë që mund të bëjnë, dhe këtë s’kemi si ta shmangim, është që të shkatërrojnë nervat dhe komplet imazhin e Sazan Gurit me shokë, se lekë për Sazan Gurin ata nuk kanë"- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll