Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi sot ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua me disa episode tensionesh dhe përplasjesh mes të pranishmëve.
Një nga incidentet pati si protagonist ish-deputetin Selami Jenishehri.
Ai hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën e rezervuar për organizatorët e aktivitetit.
Pak çaste më vonë, punonjësit e sigurisë ndërhynë dhe e shoqëruan jashtë sallës.
Pas një diskutimi të shkurtër, Jenishehri u rikthye në ambientet e mbledhjes, por kësaj radhe u ul në pjesën e pasme të sallës, ku ndoqi në vijim punimet e Kuvendit.Versus.al
View this post on Instagram


