
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba gjatë konsultimit në komisionin për Nismat Qytetare të projektbuxhetit 2026, ka patur ankesa lidhur me trajtimin financiar që merr institucioni që di drejton.
Ashtu siç e ka theksuar edhe më herët gjatë raportimit në komisione, Biba theksoi shqetësimin e tij sa u takon pagave te Autoriteti i Konkurrencës. Ndërsa përsëriti faktin se punonjësit janë nga 7 veta në zyra në kushte tepër të vështira pune.
“Buxheti i vitit 2026 kërkohen 14.2 milionë lekë shtesë për investime, për të mundësuar zgjerimin e platformës elektronike, përmirësimin e serverave, pajisje të reja si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë. Dua të ndalem të çështja thelbësore e kapaciteteve njerëzore. Duhen vite që të trajnosh një inspektorë të Autoritetit të Konkurrencës. Gjatë vitit 2024 na janë larguar tre inspektorë për shkak të kushteve të këqija të punës dhe të një pagë jo konkurruese krahasuar me privatin. Janë 7 vetë në një zyrë 9-10 m2, si sardelë. Nuk kërkojmë rritje pagash por të paktën të marrin shtesë për vështirësi pune. Aktualish Sekretari i Përgjithshëm i institucionit ka pagë më të lartë edhe se drejtori, apo anëtarët e komisionet. Domethënë ka një problematikë të madhe në hierarkinë e pagave”, tha Biba.
Sa i takon higjenës përsëriti se të gjithë punonjësit përdorin një tualet, mes të cilëve edhe 35 punonjëse femra.
“Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”- shtoi ai. Versus.al

