POLITIKË /

Administrata publike pushim më 15 dhe 16 maj, zbardhet vendimi i qeverisë

Shkruar nga Versus

Administrata publike pushim më 15 dhe 16 maj, zbardhet vendimi i

Më 16 maj, krerët e komunitetit politik europian zbarkojnë në Tiranë ku do të mbajnë samitin e tyre të 6-të ku do të diskutohet për gjeopolitikën dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti ynë.

Duke qenë se të gjithë rrugët do të jenë të bllokuara, qeveria ka miratuar vendimin për të caktuar ditë pushimi datat 15 dhe 16 maj për një pjesë të punonjësve të administratës. Në 4 bashki të qarkut, të gjithë punonjësit do jenë pushim, me përjashtim të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe Zjarrfikësve.

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025”- thuhet në vendim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: