POLITIKË /

Adriatik Lapaj padit Agron Shehajn për shpifje: Sulmi i tij është më i ashpër se ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë

Lapaj u shpreh para gazetareve se nuk ka dashtur të krijojë konflikte me partitë e reja por sipas tij, 'kush kërkon luftë, luftë do të gjejë'

Shkruar nga Versus
Adriatik Lapaj padit Agron Shehajn për shpifje: Sulmi i tij është
Agron Shehaj/ Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj ka reaguar pas një serie shpifjesh dhe fyerjesh të bëra ndaj tij nga deputeti Agron Shehaj, duke dorëzuar një padi për shpifje në GJKKO.

Lapaj ka theksuar se prej fillimit të muajit shkurt, Shehaj ka nisur një fushatë akuzash që ai i konsideron të pavërteta dhe denigruese.

Në një deklaratë të gjatë, Lapaj ka shpjeguar se ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka reaguar menjëherë, sepse nuk ka dashur të kthehet në modelin e së shkuarës.

Ai ka pritur që Shehaj të reflektonte, duke menduar se akuzat mund të ishin pasojë e padijes së tij për fushën, por ka vënë re se akuzat kanë vazhduar dhe janë bërë me qëllim të keqbesimit.

"Unë kam shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj z. Shehaj për 8 muaj, por kam marrë vetëm baltë dhe shpifje. Sulmi i tij ndaj meje ka qenë aq i ashpër sa nuk e kemi parë ta bëjë as ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë për 34 vjet," ka deklaruar Lapaj.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë kundër sistemit dhe pushtetit, por se kushdo që e sulmon me shpifje apo në çdo mënyrë tjetër, do të marrë përgjigjen e merituar "rast pas rasti."

''Nuk e kam dashur këtë konflikt pasi ai që fërkon barkun në këtë rast është Edi Rama. Por zoti Shehaj e kërkoi me qiri duke pretenduar se paskemi frikë. Unë s'kam pas frikë nga Edi Rama dhe Sali Berisha jo më nga Shehaj. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do të gjejë, si ta dojë ashtu do ta gjejë. Sot po dorëzoj si i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe zoti Shehaj duhet të vijë këtu me dokumenta se këtu nuk është televizor me i tund kot sa për të hedh hi syve njerëzve.

Me dokumenta do të vijë të faktojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj me përgjegjësi të plotë nuk kam në Republikën e Shqipërisë, as unë, as nëna as babai hdh asnjë familjar i parë i rrethit tim asnjë metër tokë në Republikën e Shqipërisë, as një metër jo më shumë. Ka pretenduar se unë kam përfaqësuar kompani të krimit të cilët janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë nga këto kompani.Të dal një gazetar dhe ta verifikojë që kam marrë një cent nga kompani që ka sekuestro nga SPAK, aq më shumë si mund të merren para nga kompani që janë të sekuestruar.

Ka pretenduar se kam përfaqësuar në Apel çështje që në Gjykatë të Shkallës së Parë  i ka gjykuar vjehrri im dikur, vjehrri që është bërë më vonë.

Ka pretenduar se kam regjistruar në hiptoekë pronë që e ka dhënë vjehhri im. Ka pretenduar se unë kam kryer procedura për një investim strategjik dhe kam ndëmjetësuar për një investim strategjik. Po unë kam punuar si avokat kam përfaqësuar privatë kam negociuar mes privatëve por kjo lloj sjelle që e përdor poltikën si baltë dhe në 2025 dhe pretendohet e reja kjo është e turpshme. Unë kam refuzuar ta bëj por sot jam detyruar të vij sepse nëse nuk do të vija njerëzit do të thoshnin ç'ka Adriatiku për të fshehur.Janë 8 shpifje të bëra të dokumentuara' u shpreh Lapaj para gazetarëve./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: