POLITIKË /

“Ai shoku shyqyr që doli nga burgu”/  Deputeti ironizon Ilir Beqajn: Aty vetëm sapun ka

Shkruar nga Versus

“Ai shoku shyqyr që doli nga burgu”/  Deputeti ironizon

Deputeti i PD, Saimir  Korreshi ka ironizuar ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili që prej ditës së djeshme pret që të dëshmojë në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Për shkak të mos dakordësisë mes PS dhe PD, dëshmia e Ilir Beqajt është bllokuar. Por gjatë debateve të sotme në Komision, deputeti tha se “Ilir Beqaj shyqyr që doli nga burgu, pasi po ha dhe po pi”.

“Tani u bë rendi i natës. E fillojnë ditën për ta mbyllur natën. Ai thotë sabotator, këta po mbyllin komisionin fare, ne po sabotokemi atë shokun që doli dy ditë nga burgu. Ai shyqyr që doli po ha po pi sot, takime speciale, jepi varda, edhe raki. Se mos na vjen i dehur, po ta thërrasin.

Se ka një problem, ka ca ditë atje pa pirë alkool atje dhe ka dy ditë këtu dhe mos na vjen i dehur”, tha Korreshi, i cili më tej tha se “në burg vetëm sapun ke, por ishalla nuk i ka rrëshqit shpesh atij”, tha gjatë fjalës së tij, Saimir Korreshi.

Poll