POLITIKË /

Akuzat e PD se paguhet si mjek, reagon presidenti Bajram Begaj: Parlamenti të hetojë!

Shkruar nga Versus

Akuzat e PD se paguhet si mjek, reagon presidenti Bajram Begaj: Parlamenti

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se ai rezulton i punësuar në një klinikë private prej ku edhe merr pagë.

Begaj thotë se nuk komenton nismat politike të partive, lidhur me procedurën e PD-së për inicimin e shkarkimit të tij, por shton se akuzat e PD janë të pavërteta, dhe se ai është i hapur për një hetim profesional dhe transparent.

Reagimi i Presidencës:

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

 Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetësdhe  interesit të publikut.

Videoja ku deputeti i PD-së akuzon Begajn se paguhet dhe si mjek: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll