POLITIKË /

Ambasada Amerikane reagoi për zgjedhjet, Berisha: Pse s’e përshëndeti Rama atë urim?

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi sot pas deklaratës së Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij duhet bërë një krahasim me regimin e vitit 2021 për ta kuptuar thelbin.

Shkruar nga Versus

Ambasada Amerikane reagoi për zgjedhjet, Berisha: Pse s’e

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi sot pas deklaratës së Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij duhet bërë një krahasim me regimin e vitit 2021 për ta kuptuar thelbin. Ndër të tjera ai tha se ky reagim është asgjësim i Ramës dhe kjo duhet vërejtur te fakti që kryeministri nuk e ka përshëndetur urimin.

“Lexoni ato të vitit 2021 për të parë thelbin, disa nga deklaratat e zotit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës, dhe do kuptoni ajo që ju thoni urim për Edi Ramën. Jo zgjedhjet, urohen shqiptarët, nuk mohohet as nuk pohohet. Ne që denoncojmë kemi fakte dhe prova te reja. Pritet raporti përfundimtar, ky është rregulli, pse s’e përshëndeti Edi Rama atë urim? Ai që po e priste si diçka hyjnore atë urim, pse nuk e përshëndeti, është asgjësimi i Edi Ramës.”- tha Berisha.

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar dje për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkroi se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. Versus.al

Poll