Gjatë pranisë së tij në një konferencë në Vienë, të organizuar nga Raiffesien Bank dhe Korporata Shqiptare e Investimeve, kryeministri Edi Rama foli edhe për rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
Ai tha se vendi ynë është në pozitë shumë më të mirë se Serbia e Maqedonia e Veriut për të cilat tha se “nuk janë fare në hartë”. Por shtoi se sërish nuk mund të jemi plotësisht të sigurt kur kemi të bëjmë me Bashkimin Europian, pavarësisht se shanset për anëtarësim duken të favorshme.
“Më parë ishte Maqedonia, tani quhet Maqedonia e Veriut. Nuk është kurrkund në hartë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kushedi’. Jemi më përpara. Duhet ta mendojmë si një punë kur do të bëjmë punën tonë. Shanset janë të mëdha, për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet, mund të ndryshojë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kohë, ku e gjithë risia është e rreshtuar si duhet për vendin tonë, kur nuk ka ndodhur asnjëherë. Të vrapojmë që mos ta lëmë këtë mundësi të në shpëtojmë. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që askush, shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, apo dhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë.”- tha Rama. Versus.al







