POLITIKË /

Ankimi i PD për Elbasanin/ Ndërpritet mbledhja, Logu përplaset me Rusmalin: Kujton se me këto skema do shkosh në Kushtetuese?

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) po shqyrtonte ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në qarkun e Elbasanit.

Shkruar nga Versus
Ankimi i PD për Elbasanin/ Ndërpritet mbledhja, Logu përplaset me
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) po shqyrtonte ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në qarkun e Elbasanit. Por mbledhja u ndërpre pas një debati të ashpër mes relatorit të KAS, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.

Logu: Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese? S’ke për të shkuar t'a harrosh.

Rusmajli-Logut: Këto nervozime s’janë të mira.

Mbledhja është ndërprerë pas kësaj përplasje për 10 minuta.

Sidoqoftë do duhet të kujtojmë se në KAS këto diskutime janë thuajse të përditshme pas 11 majit. Nga KAS është vendosur që të rinumërohen dy qarqe deri tani, i Fierit dhe i Tiranës. Versus.al

 

Tags:

kas kqz

Poll