
Qeveria dhe opozita kanë gjetur mirëkuptimin për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por demokratët refuzonin duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale.
Socialistët kanë bërë një hap prapa dhe nga 8 vendet që i përkojnë në komision, do të mbajë vetëm 7 anëtarë dhe një vend do t’ja rezervojë PSD-së së Tom Foshit.
Nga ana e saj, opozita do t’i ndajë vendet si në vazhdim: 5 anëtarë të PD, 1 të Partisë Republikane, 1 të Partisë së Lirisë dhe 1 për Agron Shehajn.
Ky komision me 16 anëtarë me nga 8 nga secila palë dhe 2 bashkëkryetarë me të drejtë vetoje pritet të votohet në seancën e 30 tetorit në Kuvend duke i hapur kështu rrugë nisjes së punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Versus.al







