POLITIKË /

“Ata idiotët shqiptarë…”, PD publikon mesazhin e ministrit të Jashtëm: Të dorëhiqet menjëherë!

Demokratët kërkojnë që Hoxha të mbajë përgjegjësi për mesazhin që sipas tyre ka shkruar duke iu referuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Shkruar nga Versus

“Ata idiotët shqiptarë…”, PD publikon mesazhin e

Partia Demokratike ka publikuar një mesazh të kapur “screenshot” nga një grup ëhatsappi për të cilin pretendohet se është dërguar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

“Po ata idiotët shqiptarë andej çfarë thonë”- shkruhet në mesazhin e Hoxhës si përgjigjie për një artikull të shkruar nga gazeta “Nova Makedonija” për kryeministrin Edi Rama.

“Ata idiotët shqiptarë…”, PD publikon mesazhin e
Mesazhi i shkruar nga Hoxha

Për këtë mesazh, PD kërkon dorëheqjen e Hoxhës nga posti i ministrit të Jashtëm duke e konsideruar të “papranueshëm” faktin që një zyrtar kaq i lartë u referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.

Postimi i plotë i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Dënoj me forcën më të madhe dhe pa asnjë ekuivok deklaratën skandaloze dhe fyese të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo gjuhë e papërgjegjshme dhe denigruese jo vetëm që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve, por krijon bindjen se kemi të bëjmë me një përfaqësues që flet në frymën e propagandës së huaj dhe jo në interes të Republikës së Shqipërisë.  Kjo deklaratë është e denjë vetëm për Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç.

Një retorikë e tillë bie haptazi ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin politik dhe institucional ta shkarkojë pa asnjë hezitim dhe të distancohet publikisht dhe qartë nga kjo gjuhë fyese dhe e papranueshme, që të kujton retorika të errëta të së kaluarës kundër shqiptarëve.

Çdo minutë më shumë në detyrë është një fyerje për shqiptarët dhe një njollë për Republikën e Shqipërisë. Versus.al

Poll