
Zv/Kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot sportelet në Bashkinë e Lushnjës, ku ofrohet asistencë falas për aplikimet në platformën e-Albania.
Balluku bëri të qartë se e-Albania duhet të jetë një shërbim publik i aksesueshëm për të gjithë dhe çdo zyrë avokatie që kërkon pagesa për këtë ndihmë shkel ligjin.
Ajo theksoi rëndësinë e ofrimit të ndihmës e sidomos për moshat e thyera, përmes bashkive dhe njësive administrative.
''E Albania është falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe çdo zyrë avokatie që ofron shërbim kundrejt pagesës po shkel ligjin. Duke ditur që moshat e thyera duhet të mbështeten nga Bashkitë. Dhe në njësitë administrative duhet të kemi dhe një punonjës që ofron asistencë për E Albania. Duam ta promovojmë këtë shërbim dhe qytetarët të kuptojnë që nuk i detyrohen askujt asnjë qindarkë.”, deklaroi zv/kryeministrja Balluku./Versus.al







