POLITIKË /

BE ashpërson gjuhën: Nuk mjafton vetëm SPAK për të luftuar korrupsionin, ligjet represive nuk janë zgjidhje

“Disa nga vështirësitë që përballet SPAK janë nevojat për burime njerëzore, nevoja për të rritur  kapaciteti hetuesve të BKH dhe numri i ulët i referimeve që bëjnë institucionet shtetërore në SPAK. BE do të mbështesë SPAK për të përballur disa nga këto sfida.

Shkruar nga Versus

BE ashpërson gjuhën: Nuk mjafton vetëm SPAK për të

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile mbi veprimtarinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ambasadori i BE, Silvio Gonzato u shpreh se korrupsioni ka nevojë për një luftë të përbashkët si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë veprimtarinë e SPAK duke nënvizuar se zgjidhja ndaj korrupsionit është parandalimi e jo ligjet represive.

“Disa nga vështirësitë që përballet SPAK janë nevojat për burime njerëzore, nevoja për të rritur  kapaciteti hetuesve të BKH dhe numri i ulët i referimeve që bëjnë institucionet shtetërore në SPAK. BE do të mbështesë SPAK për të përballur disa nga këto sfida.

Është e rëndësishme të kihet në konsideratë që në luftën ndaj korrupsionit SPAK është vetëm një pjesë, por shumë e rëndësishme. Lufta ndaj këtij fenomeni duhet të bëhet nga çdo shtresë e shoqërisë dhe institucionet. Ligjet represive nuk janë zgjidhje dhe kjo është arsyeja që ne në raportin tonë shprehëm nevojën e parandalimit të korrupsionit”, tha ambasadori i BE, gjate kesaj tryeze. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: