POLITIKË /

“BE është e paparashikueshme”, Rama për procesin e integrimit: Mund të ketë vende që nuk na pranojnë

Shkruar nga Versus

“BE është e paparashikueshme”, Rama për procesin e

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme ku nënvizonte se anëtarësimi në BE ishte pothuajse i kryer për shkak të rrethanave gjeopolitike, kryeministri Edi Rama sot dha sinjale se një gjë e tillë mund të mos ndodhë as në 2027-ën duke e lidhur këtë me ato që i konsideroi si probleme të brendshme të unionit. Ai përmendi se Franca ka zgjedhje dhe qëndrimi i saj mund të varet nga pozicionimi i presidentit të ri.

“Ajo që mund të ndodhë është që të gjitha gjërat të bëhen gati dhe papritur një vend e 2 vende të mos e gjennë këtë kapacitet që do të thotë se procesi mund të mbetet peng i këtij fakti. Plus dinamika e BE është shumë e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme. Në 2027 ka zgjedhje në Francë që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar jo si të tjerët, por me 2 të tretat e parlamentit ose me referendum popullor. Siç e shihni për herë të parë Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës sepse e ka shumë të fragmentuar parlamentin. Plus që nuk dihet se çfarë qasje do ketë presidenti ose presidentja kur të zgjidhet- u shpreh Rama në përgjigjie të pyetjes së gazetarëve për editorialin e përbashkët me Vuçiçin. Versus.al

Poll