POLITIKË /

Begaj bisedë telefonike me Osmanin pas shpërthimeve në veri të vendit: Dënojmë ashpër aktet terroriste

Begaj tha se sulmet kanë si qëllim dëmtimin e infrastrukturës së sigurisë së Kosovës.

Shkruar nga Versus
Begaj bisedë telefonike me Osmanin pas shpërthimeve në veri
Foto: Presidenti Bajram Begaj dhe homologia Vjosa Osmani në një konferencë të mëparshme

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me tre shpërthimet e ndodhura brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit.

Duke dënuar ashpër ato që i cilësoi “akte terroriste”, Begaj shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për të përballuar situatën dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

"Shqipëria mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist."- thuhet në komunikatën e shpërndarë nga presidenca. Versus.al

 

Poll